Mesazhet dhe këshillat e personazheve publikë se si të luftojmë koronavirusin

Egla Xhemali – Ka ditë që shqiptarët po përjetojnë ankthin e ardhjes së koronavirusit. Shumica e njerëzve kanë ndërprerë aktivitetet dhe kanë zgjedhur vendet e mbyllura, kryesisht shtëpitë e tyre. Ka edhe nga ata që nuk besojnë se ky virus do të mar-rë jetë njerëzish dhe vazh-dojnë të qëndrojnë në ambi-ente të populluara, duke rrez-ikuar kështu veten dhe të tjerët. Nuk kanë qenë të pak-ta mesazhet e personazheve publikë, të cilët kanë gjetur mënyrat e tyre për të sensibi-lizuar shoqërinë tonë. Për “Gazeta Shqiptare” u shpre-hën mjekja Marsela Shani, politikania Ina Zhupa, poetja Rita Filipi, gazetarë, modera-torë, regjisorë, aktorë, këngëtarë dhe menaxherë. MARSELA SHANI
Është momenti të duam veten dhe familjarët tanë, të mendojmë më shumë se kur-rë me përgjegjësi të lartë qytetare. Jeta na është dhënë dhuratë dhe është detyra jonë ta mbrojmë atë. Mbro veten, mbro jetën!

Marketing

INA ZHUPA
Në këtë betejë me virusin jemi të gjithë bashkë, askush nuk është imun, pavarësisht pozicionit, moshës e çdo gjëje tjetër. Kështu që të gjithë du-het të ruhemi dhe të zbatojmë rregullat e higjienës vetjake. Dëgjoni ekspertët e shëndetë-sisë dhe jo pseudo-ekspertët apo çdo burim anonim nëpër rrjetet sociale. Paniku, stresi janë më të rrezikshëm se vetë virusi, por kjo s’do të thotë të neglizhojmë rregullat. Duhet kujdes dhe qetësi! Qëndroni sa më shumë në shtëpi, lexo-ni, shikoni TV, luani me fëm-ijët dhe shmangi vendet pub-like me shumë njerëz. Bëjeni për veten tuaj dhe për famil-jarët tuaj, sidomos ata më të moshuar që janë edhe më të rrezikuar! Mos u komplekso-ni dhe të tregoni indiferen-tizëm të panevojshëm, ndërkohë që po përballemi me një virus të panjohur mirë edhe për mjekët profesionistë. Në këto raste na duhet më shumë dashuri për jetën tonë dhe për të tjerët!

RITA FILIPI
Gjithnjë mendojmë se epidemitë, tërmetet, përmbytjet janë sfida për të na treguar se jemi thjesht një fije bari delikate në univers. Frika jonë bëhet edhe më e madhe kur duhet të luftosh ndaj diçkaje që as e sheh, as e prek, as e dëgjon, siç është ky virus. Por edhe kjo është njerëzore, pasi frika e njeriut e ka burimin tek e panjohura. Ndaj, ka dy lloje luftërash… Ajo e ndeshjes ballë për ballë dhe ajo e padukshmja që zhvillohet brenda nesh. Kam parë njerëz të tmerruar vërtet, që e shprehin tensionin e tyre vend e pa vend, që e kthejnë situatën në familje në skëterrë të vërtetë. Dhe jo vetëm në këtë rast. Kam parë njerëz gjakftohtë, që e peshojnë mirë fjalën dhe veprimin e tyre, duke përhapur qetësi e besim rreth e qark. Kam parë dhe njerëz që tallen e bëjnë shaka tërë kohën (bukur se e qeshura të çliron) apo njerëz cinikë. Kam parë veten që përgjithësisht i marr gjërat as në mënyrë tragjike, as në mënyrë komike, por siç janë në realitet dhe përpiqem t’u vesh një përmbajtje filozofike, si ky mendim: Kemi lindur për t’u përballur me gjithë bukuritë dhe vështirësitë e kësaj jete! Lum ai që përveç fatit, zotëron edhe aftësinë e vetëmbrojtjes dhe të vetëveprimit në situata të vështira! Ndaj mund të bëjmë shumë, nëse në lidhje me shëndetin dëgjojmë mjekët, nëse në lidhje me ankthin e panikun dëgjojmë psikologët apo të gjithë ata njerëz që na dërgojnë mesazhe qetësimi. Nëse duhet të marrim masa që shërbejnë për izolimin e virusit, duhet të dëgjojmë ata që sot janë përgjegjës për jetën e qytetarëve të tyre. Kundërshtimi i këtyre rregullave nuk na bën të dukemi të fortë, përkundrazi, na tregon njerëz të dobët. Se të dobëtit i udhëheq ankthi e paniku. Të fortët i udhëheq gjakftohtësia e kuraja!

FABJOLA KUBURI
Në ditë të vështira si këto që po kalojmë, ajo që ka rëndësi është ruajtja e qetësisë, informimi i saktë dhe kujdesi i plotë ndaj vetes dhe atyre që na rrethojnë. Higjiena nuk është me porosi, është edukatë, është kultura që na diferencon nga qeniet e tjera. Me kujdes dhe me besim tek Zoti, them se do ia dalim të gjithë bashkë!

KLAUS BARDELI
U bëj thirrje të gjithë të rinjve të përdorin maska dhe doreza, të qëndrojnë në shtëpi, të zbatojnë udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kundrejt koronavirusit. Mendoni për veten, por sidomos prindërit dhe të afërmit tanë më të moshuar. Jemi të gjithë bashkë në këtë betejë. Të bëhemi optimistë!

ALESIA XHEMALAJ
I dashur mjek, përulem përpara teje në këtë kohë të vështirë. Ti nuk mund të vetëkarantinohesh dhe as familja jote. Detyra fisnike që ke mbi shpatulla të shtyn të përballesh me çdo gjë. Nuk mund të shkosh në darkë dhe të puthësh fëmijën në gjumë. Ti s’je i sigurt pas asaj maske dhe pas atyre dorezave. Ai virus i padukshëm të vjen rrotull dhe është gati të të mbërthej. I dashur, gazetar, polic, shofer, shitës, artist, qytetar dhe çdo profesion që është i detyruar të shkojë në punë dhe të dalë në terren përulem përpara jush! Sigurisht që ishte mirë të qëndronim të gjithë të izoluar në shtëpitë tona, por ja që ndodh dhe na duhet dhe të punojmë dhe kjo nuk varet nga më nga ne. I dashur mik, në këto kushte jashtëzakonisht të vështira fizikisht dhe mendërisht kujdesu sa më shumë të jetë e mundur për veten në radhë të parë dhe më pas për tjetrin. Nuk kemi nevojë të na mësojnë kushtet e higjienës sepse i dimë shumë mirë, thjesht t’i zbatojmë këto kohë deri në ekstrem! Do të doja që e gjithë kjo të ishte veç një shfaqje teatri, e cila zgjat dy orë dhe në fund ti je i mbushur shpirtërisht. Por nuk është e tillë. Është jetë! Ndodh të jetë edhe mizore…

SONILA MEÇO
Masat drastike po dëshmojnë sukses në Kinë, Korenë e Jugut dhe tashmë edhe në epiqendrën e parë në Itali. Kemi këtë përvojë, le ta kthejmë në virtyt. Kufizimi, qëndrimi në shtëpi, shmangia e kontakteve, vendeve publike, atyre me grumbullime, higjiena ekstreme e duarve dhe trupit janë melhemi për këtë lloj virusi. Mentaliteti ynë i përshtatur me një stil të tillë jetese është shpëtimi. Çdo mendjelehtësi „» shkujdesje, vetëbesim për të sfiduar rregullat është një formë krimi ndaj vetes e të shtrenjtëve. Mund të jesh i bindur se nuk të të ndodhë asgjë, se je me gjene rezistente, se nuk kalon nga fryma jote ai i flamosur virus, por mos harro mund të jesh thjesht bartës, pa simptoma, ama fut në shtëpinë e fëmijëve, prindërve e familjarëve të t’u të keqen. Mendo për ta, duaje edhe mbro veten! Është nga ato raste ku egoizmi për të vënë veten në plan të parë u bën nder edhe të shtrenjtëve, miqve, njerëzve. Mendo se pakujdesia jote nesër do vendosë mjekun përballë dilemës së rëndë, se cilin nga pacientët do duhet të shpëtojë për shkak të mbipopullimit të ambienteve të terapisë intensive. E keqja shmanget, për fatin tonë. Sa shumë janë shëruar, e kanë kaluar lehtë a fare pa simptoma! Por për të mos çuar në kolaps sistemin shëndetësor e për të minimizuar rastet e rënda te të sëmurët kronikë, le të sakrifikojmë nga liria jonë sot. Mendo që në disa javë, nëse respektojmë qëndrimin në shtëpi, shmangim kontaktet, ruajmë higjienën maksimale, do të mund të shijojmë pranverën dhe çlirimin nga e keqja e paprecedent. Do t’i rikthehemi jetës normale, punës, festave, argëtimit, pushimeve në vendet e preferuara edhe me më shumë dëshirë e vlerësim të ri për jetën. Forca! Me ndërgjegjësim mund ta parandalojmë të keqen e përbashkët, duke iu rikthyer gjërave të thjeshta në shtëpi, filmit, komedive, librit, lojërave, muzikës, gjumit sa të na dojë qejfi. Sa i dëshirojmë në kushte normale këto çaste? E keqja shmanget kështu, duke lejuar autoritet përkatëse të bëjnë punën, të shërbejnë e të merren në rastet kritike. Madje një komitet mjekësh, shkencëtarësh, elite studimore të fushës, si me një thirrje nën armë mund të jenë pjesë e angazhimit pranë qeverisë. Pa dhënë shumë mend, por duke vënë mend le ta sfidojmë të mallkuarin. Frikë jo, kujdes maksimal! Do t’ia dalim!

NERITAN LIÇAJ
Të mos nënvlerësojnë masat e vetëmbrojtjes dhe mbrojtjes për të tjerët. Gjithashtu, të zbatojnë me rigorozitet çdo udhëzim të specialistëve të shëndetit publike dhe mjekëve të specializuar. Zoti qoftë me të gjithë ne, na mbrojtë e na ruajt!

ELMA DORESI
Mesazhi im për të gjithë është: Themi shpesh “Zot na ruaj “, por Zoti thotë “Ruaju të të ruaj”. Si të ruhemi? Unë zgjedh si përherë në këto raste të dëgjoj specialistët e fushës. Kështu e zgjidha edhe në kohën e tërmetit, kështu kam vendosur edhe kësaj radhe. Nuk e dua panikun, përpos askujt nuk i bën mirë ajo gjendje. E di që dikujt do t’i vështirësohet puna, dikujt ekonomia, dikujt ushqimi etj. Por, me qetësi dhe me pak organizim të secilit prej nesh, do ia dalim. Na kërkohet izolimi me të drejtë. Është e vetmja formë që sot po e ndalon këtë virus. Këtë duhet të kuptojmë. Të mundohemi me mjetet që kemi të jemi disi të kujdesshëm për veten dhe për tjetrin. Tani është momenti që duhet të mbledhim të gjitha forcat tona dhe të bëhemi bashkë. Unë jam e sigurt që shumë shpejt secili prej nesh do t’i rikthehet jetës së tij normale dhe do ta nisim aty ku e kemi lënë, por deri atëherë duhet të dëgjojmë specialistët dhe të përpiqemi t’i zbatojmë rregullat secili nga ne. Mik dhe mike: Mendo për fëmijën, për prindërit dhe veten tënde. Ky është momenti.

AMOS ZAHARIA
Është një periudhë e vështirë jo vetëm për ne, por për mbarë globin. Në këto raste besoj ajo që duhet të mbizotërojë është solidariteti mes nesh dhe ndjekja e të gjitha rregullave, që na japin ekspertët për ta kaluar sa më shpejt këtë epidemi. Uroj që kjo situatë të kalojë një orë e më parë dhe shoqëria jonë t’i kthehet normalitetit.

SUELA BAKO
Qëndroni në shtëpi për hatër të më të dashurve tuaj. Tregojini sa shumë i doni duke qëndruar në shtëpi dhe duke mos rrezikuar më të dobëtit e familjes suaj. Do kalojë dhe kjo e do rikthehemi shpejt në rutinën tonë. Është shumë e rëndësishme të mbajmë qetësinë dhe humorin dhe të mos na pushtojë shqetësimi dhe frika.

ORGESA ZAIMI
Në këtë moment kaq të vështirë do të doja që të gjithë të ndiqnim rreptësisht udhëzimet e dhëna nga Ministria e Shëndetësisë dhe t’i zbatojmë me përpikmëri. Është një moment kaq kritik, i cili premton ditë të vështira, të cilat duhet t’i kalojmë në shtëpi me familjen e me të shtrenjtët tanë. Ju lutem forca ta përballojmë me qetësi dhe t’i lutemi Zotit që të na mbarësoj e t’na shoh në këto javë të vështira!

ALESIA BAMI
Do u lutesha të gjithëve që të mos përhapin panik, ama ta marrin seriozisht këtë situatë, në të cilën ndodhemi të gjithë! Nëse respektojmë rregullat përkatëse nëse qëndrojmë në shtëpi, gjithçka do të jetë me e lehtë. Nëse mendoni se keni imunitet vetë dhe nuk është e nevojshme t’i zbatoni rregullat përkatëse, bëjeni për dikë tjetër që e ka më të vështir. Ruani veten dhe të tjerët! Të gjithë bashkë do ta kalojmë dhe këtë vështirësi si çdo gjë tjetër të pakëndshme!

EGLA CENO
Është një situatë e re për të gjithë ne. Të mendosh që deri para një jave shqetësimi më i madh joni ishte “a do i bashkohet Basha mitingut të Metës apo jo”. Sot nuk i plas kujt as për Bashën dhe as për Metën – më në fund! Na ka zënë frika është e vërtetë… Çfarë frike them… Na ka shkuar por..a shtatë, por a nuk është frika një emocion që na pushton kur themi “të dua” për herë të parë? Kur i japim makinës për herë të parë? A nuk është frika një emocion që na përgatit për një provim, për një shfaqje, për një intervistë pune? Frika është një emocion, problemi lind kur ankthi dhe paniku mbërthejnë frikën dhe na paralizojnë. Me thënë të drejtën ne jemi një brez që nuk kemi parë luftë me sy. Drama më e madhe e brezit tonë është të kesh celularin pa bateri, por sot… sot zhurma e një teshtime është bërë si zhurma e bombave; zhurma e kollës si zhurma e krismave të armëve. Po… sepse kjo ndoshta është lufta e kohëve moderne… ndoshta. Nuk e di ju, por unë kam tendencën t’i shikoj situatat e rrezikshme si diçka që nuk më përkasin. “Frikë po, por nuk do t’më ndodhë mua”… sepse shkencërisht truri ynë për të na mbrojtur nga çmenduria nuk e projekton te vetja rrezikun. Ky virus përhapet kaq shpejt sa mënyra më e mirë për ta mposhtur është të mos frekuentojmë vende me shumë njerëz deri sa të zhduket… Na kanë kërkuar të rrimë në shtëpi jo të shkojmë në luftë. Le të rrimë në shtëpi që të mos i krijojmë mundësinë të rritet. Do t’a kalojmë edhe këtë moment të vështirë, për të ristartuar jetën, shkollën, shfaqjet, të qeshurat dhe kafenetë që kemi aq qejf. Forca dhe kurajë! Jam e sigurt që çdo gjë do shkojë për mrekulli për ne dhe familjet tona!

KASTRO ZIZO
Jeta është një film, por ende nuk është momenti për të luajtur pjesën, ku të gjithë jemi të çmendur dhe nuk e duam njëri- tjetrin! Qëndroni në shtëpitë tuaja dhe dhuroni dashuri familjes! Kujdesuni për higjienën dhe harroni Colosseon për disa kohë!

ENXHI NASUFI
Jam e vetëdijshme që jemi në një situatë me shumë frikë dhe ankth për veten tonë dhe për njerëzit tanë më të dashur. Realisht kam zgjedhur të ruaj qetësinë dhe të minimizoj nivelin e panikut brenda vetes, me mamin tim dhe me çdo njeri që diskutoj për këtë virus. Kam në dorë të bëj gjërat bazike, të kujdesem për veten, të ruaj higjienën time dhe të ushqehem shëndetshëm ( gjëra të cilat duhen bërë çdo ditë të jetës tonë). Për të tjera gjëra nuk kam asnjë fuqi. Kam filluar të punoj me veten për të pranuar “vdekjen” si pjesë të jetës dhe kjo më bën të dihem më mirë. Ndoshta duket e rëndë, por jeta është e papritur, askush nuk e di çfarë fsheh e nesërmja, kemi në dorë vetëm të tashmen. Për të mos bërë shumë filozofira, nuk jam e frikësuar, jam e përulur dhe mendoj se jeta ime nuk është më e shtrenjtë dhe më me vlerë se e çdo njeriu tjetër në këtë botë. Jemi të gjithë njësoj!

DALJANA SEJDIA
Të gjithë kemi thënë njëherë të vetme: dua dy javë pushime vetëm të qëndroj në shtëpi, pa bërë pothuajse asgjë. Tani është momenti! Ashtu siç përballuam pak muaj më parë një tragjedi, sot e kemi në dorë ta parandalojmë atë. Thirrja është një dhe e vetme: Qëndroni në shtëpitë tuaja, duke minimizuar në maksimumin e mundshëm lëvizjet në vende të hapura. Në këto kushte jemi të detyruar të bëjmë çdo gjë na udhëzohet, në mos për veten o të rinj, si kategori jo fort e rrezikuar, bëjeni për familjarët tuaj. Ju lutemi kurseni gjuhën fajësuese drejtuar njerëzve që po luftojnë me këtë virus, por përkundrazi ndërgjegjësohuni dhe kujdesuni për veten dhe të tjerët duke marrë të gjithë masat e nevojshme. Filtroni informacionin që merrni dhe shpërndani vetëm informacione të vlefshme dhe ndërgjegjësuese. Vetëm nëse arrijmë të respektojmë çdo udhëzim, do e kemi hak të themi : “nuk na gjen gjë ne”. Të gjithë bashkë kam besim qe do ia dalim!