Mesazhi i Avni Rustemit për qytetarët e në veçanti për të rinjtë

Kryetari i Forumit Rinor BDI Avni Rustemi përmes një video mesazhi u bën thirrje qytetarëve e në veçanti të rinjve që të jenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.

Marketing

‘Këto zgjedhje janë të rëndësishme sepse e tashmja dhe e ardhmja e komunave janë të lidhura me votën tuaj. Gjithçka do të ishte e pamundur pa juve dhe gjithçka bëhet e mundur me dëshirën tuaj. Ju e dini se nuk jeni vetëm numra dhe secila votë është secili prej jush që ka dhënë besim te kandidati që voton. Ky besim nuk guxon të thyhet. Fuqia është në dorën tuaj. Zgjidh jetë, voto blertë, voto kandidatët e BDI në komunën tuaj. Voto numrin 3.’, thekson mes tjerash Kryetari i Forumit Rinor BDI Avni Rustemi.