Mesazhi i Putin këtë fundvit: Perëndimi gënjeu për paqen, fati i Rusisë është prioritet

epa10382494 Russian President Vladimir Putin holds a meeting with Chinese President Xi Jinping via video conference at the Kremlin in Moscow, Russia, 30 December 2022. EPA/MIKHAEL KLIMENTYEV/SPUTNIK/KREMLIN POOL MANDATORY CREDIT

“Perëndimi gënjeu për paqen ndërsa përgatitej për agresion dhe tani po e pranon hapur, pa hezitim. Dhe në mënyrë cinike po përdor Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë”, tha presidenti rus Vladimir Putin në fjalimin e tij të Vitit të Ri drejtuar kombit.

Marketing

“Ne kurrë nuk e kemi lejuar askënd ta bëjë këtë dhe nuk do ta bëjmë kurrë”, theksoi Putin, shkruan agjencia e lajmeve Tass.

“Fati i Rusisë është prioritet – shtoi ai – dhe “kjo varet vetëm nga vullneti i rusëve.” Mesazhi u regjistrua në një bazë ushtarake në Kamçatka, ku tashmë ka ardhur Viti i Ri.

“Korrektësia morale dhe historike është në anën tonë”, shtoi ai. Sipas tij, viti i kaluar ishte plot me “ngjarje vërtet vendimtare dhe të rëndësishme”, të cilat “hedhin themelet për pavarësinë tonë të vërtetë”. “Kjo është ajo për të cilën ne po luftojmë sot, për të mbrojtur popullin tonë në territoret tona historike, në entitetet e reja përbërëse të Rusisë”, tha ai, duke iu referuar rajoneve ukrainase që Rusia pretendon se i ka aneksuar.