Parqet janë pasuria më e madhe e ambientit jetësor që kontribuojnë në shëndetin e njeriut dhe është obligim i të gjithëve të përkujdesemi për mirëmbajtjen e tyre.
Gjatë ditës së sotme, në Parkun e Çairit shërbimet komunale kanë vërejtur se lulet e mbjellura javë mëparë janë shkatëruar dhe në hapësirat e parkut janë gjetur mbeturina që shëmtojnë ambientin e bukur që po krijohet në këtë zonë.
Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët dhe vizituesit e këtij parku, të ruajmë këtë hapësirë publike nga aktet pahijshme të shkatërimit të tij si dhe nivelin e pastërtisë publike. Poashtu apelojmë deri tek qytetarët që rastet e tilla ti lajmërojnë tek shërbimet komunale apo në çfarëdo mënyre, qoftë ajo edhe nëpërmjet faqes tonë.
Njëherit paralajmërojmë edhe parashtrimin e dënimeve në bazë të Ligjit për Pastërti Publike.
Të gjithë së bashku për Çair më të pastër e më të bukur!