Mesazhi i Yllka Kuqit për muajin e Ramazanit

Yllka Kuqi ka uruar muajin e Ramazanit dhe iu drejtua Zotit me disa lutje.

Marketing

Yllka Kuqi ka pak kohë që është bërë nënë, andaj po i shijon në maksimum muajt e parë të mëmësisë.

Këngëtarja ka publikuar edhe disa imazhe të vajzës, e cila ia dha epitetin nënë për herë të parë.

Meqë kemi hyrë në muajin e shenjtë të Ramazanit, këngëtarja me anë të një positmi uroi të gjithë besimtarët.

Ajo me këtë rast kishte edhe disa lutje, e ato ishin shërimi i të sëmurëve, fëmijët t’i bekojë Zoti, ata që s’kanë fëmijë t’ju falë.

Ndërsa, falënderoi Zotin që është bekuar me fëmijë dhe për gjitha ato të mira që ia ka dhuruar.