Mesfushori ganez i Arsenalit, Thomas Parety konvertohet në mysliman. Lajmin e bën të ditur vetë talenti ganez që u bë i famshëm në radhët e Atletico Madrid.
Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, Thomas shfaqet në krah të një imami në Londër duke mbajtur në dorë dhe një çertifikatë martese.
“Jam mysliman, kam në krah një femër që e dua. Edhe pse miqtë do më largohen, nuk ka asnjë problem. Jam rritur me myslimanë prandaj mendoj që edhe unë jam një prej tyre. U konvertova edhe falë bashkëshortes time marokene”, thekson talenti afrikan.