Meshkujt kthehen, femrat largohen përgjithmonë

Ndonjëherë duket e komplikuar të kuptosh se kush do ta bëjë hapin e parë. E komplikuar është edhe të dish se si do të shkojnë më pas punët, kush do të dojë më tepër, kush do të ofrojë më tepër dhe deri ku do të arrihet në atë lidhje. Meshkujt dhe femrat i jetojnë marrëdhëniet në mënyra të ndryshme, edhe pse mund të jetojnë bashkë. Disa e shohin marrëdhënien si diçka që duhet ta përballojnë me shumë vështirësi në jetë, disa të tjerë e shohin si një udhëtim drejt lumturisë. Gjëja më e sigurtë në këtë mes është se ndonjëherë lidhjet nuk zgjasin gjithë jetën dhe nuk e sjellin përherë me vete lumturinë.

Marketing

Duke qenë se jetojmë në një periudhë ku gjërat që nuk shkojnë mirë, ne i lëmë mënjanë, të njëjtën gjë bëjmë edhe me marrëdhëniet, duke shkuar secili në rrugën e vetë. Meshkujt më shpesh, duke ballafaquar një lidhje të vjetër me një lidhje të re, do të duan të kthehen. Ndërsa femrat janë të gatshme të qajnë me muaj të tërë, me vite, por kurrsesi nuk duan të kthehen në një lidhje të mbyllur. Meshkujt kthehen, kurse femrat largohen përgjithmonë.

Meshkujt fillimisht argëtohen me lidhjen e re, më pas vuajnë në heshtje, analizojnë gjithçka, krahasojnë lidhjen aktuale me të shkuarën, bëjnë udhëtime për të të harruar, flasin me miqtë e tyre, por në fund kthehen. Meshkujt nuk e përjetojnë mirë faktin që mund t’ju shohin të lumtur tashmë, ndërkohë që kur ishit me ta, nuk ishit kaq të lumtura. Mbi të gjitha, nuk e durojnë dot t’ju shohin të kapura dorë për dore me një mashkull tjetër. Janë pikërisht këto arsyet se pse djemtë kërkojnë të rikthehen në marrëdhëniet e shkuara, shpesh duke kërkuar falje për gabimet e bëra.

Ndërsa femrat largohen përgjithmonë. Vuajnë, qajnë, kujtohen, jetojnë momentin, mbajnë në zemër një pjesë të personit të shkuar, por kurrsesi nuk kthehen më në lidhje me të, shkruan bota.al. Edhe pse nuk e harrojnë dhe ende e mbajnë në zemër, sërish largohen prej jetës së tij. Një femër nuk e pranon kurrsesi të jetë si një trofe që ju e fitoni për ta çuar në shtrat. Ato largohen sepse nuk e bëjnë dot më, sepse nuk shohin një të ardhme për marrëdhënien tuaj, sepse janë lodhur duke ju dhënë mundësi që ju i keni keqpërdorur. Ato nuk kthehen, sepse e dinë se gjithçka do të përsëritet. Largohen dhe i lënë vendin një dashurie të re në zemrën e tyre.

Marketing