Qytetarë të nderuar të Gostivarit.
Me shumë mundë dhe sakrificë e themeluam Shkollën e Mesme të Mjekëses e cila në një kohë shumë të shkurtër arriti të jetë një ndër shkollat më prestigjioze të qytetit.
S’eshte aspak e rëndësishme se kush do të jetë drejtor i shkollës, se sa është e rëndësishme drejtori të zgjidhet në mënyrë ligjore dhe të kryej obligimet ndaj shkollës.
Vendimet e fundit të kryetarit të Komunës së Gostivarit në formë shumë brutale dhe pa pikë ndërgjegjësimi tentojnë me çdo kusht që këtë tempull të dijes të ju a besojnë njerëzve të dështuar të qytetit. Njerëz këto (anëtarë të Aleancës) që tallen në çdo aspekt në zyrat e Shkollës duke mbajtur afër vetes njerëz të pa autorizuar si dhe aktivist partiak! Vallë qyteti jonë meriton që këto njerëz pa autorizim dhe anëtarë partiak t’i udhëheqin nxënësit tanë??? Kjo ngel një enigmë?
Enigma tjetër është se këto njerëz pa fije turpi sillen si të jenë udhëheqësit kryesor duke ofenduar punonjësit e administratës me fjalor shumë të ulët!
Diçka që rëndë mund ta perceptojmë është se këto njerëz bashkë me drejtorin joligjor, mbyllen me çelës në zyre, pijnë duhan dhe pamundësojnë që nxënësit dhe prindërit të kryejnë shërbimet publike?
I njëjti “Drejtor partiak i Taravarit” me punëtorët e shkollës sillet në një mënyrë shumë ironike duke pretenduar se është ”I PARI” i shkollës mirëpo paska harruar se në atë pozitë ka ardhur duke shkelur ligjet ( temë diskutimi është gati se çdo dite, situatë e pahijshme në kolektivin e shkollës, duke u habitur se ç’po ndodh???)
SA PER SQARIM TË OPINIONIT PËR TURBULENCAT E SHKAKTUARA NË SH.M.K.M “GOSTIVAR SE:
Me datën 24/12/2018 arriti vendimi për shkarkim të drejtorit te SH.M.K.M “GOSTIVAR”(I cili drejtor posedonte mandat 4 vjeçar) duke shkelur ligjin për arsim të mesëm.( shtojca nr 1)
Me datën 25/12/2018 Kryetari i komunës se Gostivarit emëron UD “Drejtor” i cili nuk i plotësonte kushtet ligjore për atë pozitë.(shtojnca nr 2)
Me datën 30/01/2019 po i njëjti Kryetar anulon vendimin e vet për UD “Drejtor” dhe me datë 01/02/2019 rikthen drejtorin komfor rekomandimeve të inspektoratit të arsimit.(shtojca nr 3)
Me datë 06/02/2019 përsëri shkarkon drejtorin ( që vet e riktheu para disa ditëve) dhe po të njëjtën ditë emëron UD “Drejtor” në procedurë totalisht të jashtëligjshme… (shtojca nr 4)
… E gjithë kjo asocon në një tallje të madhe ndaj institucionit ku masat e mara nga MASH janë minimale, si pasoj e mos profesionalizmit që është treguar.
UD “Drejtor” nga radhët e aleancës ka ndalesë 3 vjeçare për licencë dhe duke u bazuar nga ky aspekt, nuk i plotëson fare kriteret për Drejtor të SH.M.K.M “Gostivar, e njëjta gjë është vërtetuar nga inspektorati i punës dhe arsimit.
E rëndësishme është që shkolla të udhëhiqet nga njerëz të autorizuar(Drejtori i Taravarit nuk e arin as 5% përkrahjen e kolektivit të shkollës) dhe mos lejojmë në asnjë mënyrë suksesi i nxënësve të pësoj ulje si dhe demotivim të profesorëve.
Me respekt, Agron Halili mësimdhënës në shkollën e mjekësisë në Gostivar