Mesiq: Merituat integrim më të shpejtë në NATO dhe në BE

Interes i Kroacisë është që sa më shpejt ta ratifikojë Protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, deklaroi për MIA-n ish-presidenti kroat Stjepan Mesiq, i cili në Shkup merr pjesë në panel diskutimin me temë “Lidershipi i bazuar në vlera – nga parimi e deri te realizimi”, me rastin e 15-vjetorit të vdekjes tragjike të ish-presidentit Boris Trajkovski.

Marketing

“Besoj se Kroacia këtë do ta bëjë, sepse është interes i ynë është që sa më shpejt të realizohet dëshira e Maqedonisë të hyjë në Paktin Atlantik. Por edhe më tepër të hyjë në BE, sepse ky është vetëm hapi i parë për integrimet euroatlantike. Maqedonia ka merituar, me gjithë atë që e ka bërë gjatë një viti e gjysmë, rruga e saj në integrimet euroatlantike që sa më shpejt të realizohet, sepse Evropa e bashkuar është qëllimi ynë, por kjo është edhe dëshira jonë, si dhe dëshirë e të gjithë Evropës.

Ta harrojmë për një moment Britaninë e Madhe, por vetëm Evropa e bashkuar mund të jetë lojtar i madh në botën moderne të lojtarëve të mëdhenj siç janë SHBA, Rusia, Kina, Brazili, India”, thotë Mesiq i pyetur kur Kuvendi kroat do ta ratifikojë protokollin për në NATO.

Ai potencoi se marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë është hap historik për normalizim të përhershëm të marrëdhënieve midis të dyja vendeve, ndërsa për Marrëveshjen e Prespës vlerësoi se paraqet ndoshta marrëveshje më të rëndësishme dypalëshe të nënshkruar në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

I pyetur nëse debati i cili ekziston në BE “së pari reforma, pastaj zgjerimi” mund ta pengojë dhënien e dritës së gjelbër për fillim të negociatave të vendit tonë me Unionin, Mesiq është decid se zgjerimi do të duhej të përshpejtohet.
“Unë do të doja të përshpejtohet pranimi i të gjithë juglindjes së Evropës në BE. sepse edhe Maqedonia edhe vendet e tjera të cilat ende nuk kanë hyrë në Union janë të lodhura nga pritja. Evropa, megjithatë, është e lodhur nga ky bashkim, ndërsa zgjedhim që në atë mënyrë që e përshpejton këtë bashkim”, thekson Mesiq.

Duke i komentuar kërcënimet e liderit të opozitës greke Kirijakos Mocotakis se do ta bllokojnë anëtarësimin e vendit tonë në BE nëse vijnë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme të parapara për në tetor, të këtij viti, Mesiq me qëndrim se në interes të Greqisë është pranimi ynë në Union.

“Nuk do të doja të komentoj deklarata të tilla, por mendoj se edhe Greqisë i përgjigjet që Maqedonia e veriut të hyjë sa më shpejt në BE, sepse nëse të gjithë i hapim kufijtë e vet shumë shpejt do të vijë deri te realizimi i më shumë qëllimeve. Para së gjithash, përfundimisht do të humben motivet për luftë, sepse historia e Evropës tregon se çdoherë ka pasur disa që në pretekstin se i mbrojnë pakicat, kanë pushtuar territore të huaja.

Kur të gjithë do të hyjnë në BE, më nuk do të ekzistojë motiv që të pushtohen territore të huaja, të mbrohet pakica e vet kombëtare, sepse secili popull në një Evropë të bashkuar do të jetojë në korpusin e tij kulturor. Sipas kësaj, nuk ka arsye për pushtim të territoreve të huaja, por të gjitha arsyet janë për bashkim evropian”, porosit ish-presidenti i Kroacisë Stjepan Mesiq.