Mësohen gjysmëfinalistët e Kupës së Maqedonisë

Sot janë mësuar edhe emrat e ekipeve gjysmëfinaliste të Kupës së Maqedonisë së Veriut, duke mos pasur ndonjë befasi të madhe.

Marketing

Padyshim se dueli më interesant është luajtur në Shkup, ku Rabotniçki dhe Shkëndija shënuan nga dy gola, e që kualifikimi i ka takuar Shkëndijës pas barazimit 2-2 në Shkup dhe 1-1 në ndeshjen e parë në Tetovë.

Skuadra e Struga Trim&Lum mundë të thuhet se ka bërë befasinë, pasi e ka eliminuar Renovën duke e mundur me rezultat 1-2 (0-0).

Edhe Shkupi është eliminuar, edhe përkundër barazimit që mori sot në Strumicë, pasi në ndeshjen e parë në Shkupi kishte humbur 0-1 nga Akademija Pandevi që vazhdon në gjysmëfinale.

Në duelin e dy ekipeve të Ligës së Dytë, Llabunishta u mundë thellë nga Bregallnica 1-4 dhe me rezultat të përgjithshëm 1-5 vazhdon garat tutje.

Marketing