Është mësuar edhe çerekfinalja e parë e Euro 2024.
Kombëtarja e Anglisë është kualifikuar në çerefinale të Euro 2024, pasi mposhti 2:1 Sllovakinë në një ndeshje tejet interesante, shkruan Indeksonline
Në raundin e radhës, “Tre Luanët” do të luajnë ndaj Zvicrës së Granit Xhakës – e cila eliminoi Italinë gjatë ditës së djeshme.
Kjo ndeshje zhvillohet në Dusseldorf më 6 korrik.
Kujtojmë që te Zvicra, përveç Granit Xhakës, luajnë edhe dy shqiptarë tjerë: Xherdan Shaqiri dhe Ardon Jashari.