Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të premten, ka kërkuar nga koalicioni qeverisës PAN që të shpallin mandatarin e ri për kryeministrin e Kosovës.
Menjëherë pas kërkesës së Thaçit, Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës, njërësh edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka deklaruar se nuk kanë mandatar për kryeministër.
Po ashtu, gjatë ditës, Veseli ka thirrur të hënën (5 gusht) në mbledhje, kryesinë e Kuvendit të Kosovës, që të diskutojnë shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës.
Sipas, burimeve brenda koalicionit PAN të gazetës “Bota sot”, merret vesh se seanca për shpërbërjen e Kuvendit të Kosovës, sot të mbahet të mërkurën, me 8 gusht.
Ndryshe, gjithë kjo krizë politike në vend, erdhi pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje, pasi që mori ftesë nga Gjykata Speciale.