Pas ekspertizës së kryer nga prokuroria, tashmë është identifikuar trupi i pajetë që u gjet në ujërat e Lumit Vardar, në rajonin e Gostivarit.
Rasti u raportua dje në mëngjes pas çfarë policia ngriti hetim dhe e zbuloi trupin e pajetë të gostivarasit 73-vjeçar në afërsi të urës mes Çajles së Vjetër dhe Forinës.
Sipas informacioneve fillestare të policisë, një person përmes telefonit ka lajmëruar se një person është hedhur nga ura e trenit, pas çka trupi është bartur nga ujërat e lumit. Ndryshe, trupi i pajetë është gjetur me lëndime në kokë