Mësohet kundërshtari i radhës i Bad News Eagles

Ekipi kosovar tashmë ka mësuar kundërshtarin e tyre në fazën tjetër të lojës – që është Copenhagen Flames.

Marketing

Pasi mposhtën ekipin brazilian MIBR me rezultat 2:1, Bad News Eagles siguruan një vend në ‘Legends Stage’.

Kështu pas shortit të hedhur djemtë e Kosovës kanë mësuar kundërshtarin, i cili është Copenhagen Flames.

Flames nga ranglista e fundit janë ekipi i 14 më i mirë në botë në lojën CS:GO.

Ndeshja zhvillohet më 14 maj, me fillim nga ora 12:00.

Marketing