Mësohet sa para fituan Fury dhe Wilder nga dueli i mbrëmshëm

Tyson Fury dhe Deontay Wilder kanë përfituar shumë të majme parash pas meçit të zhvilluar në peshat e rënda në kategorinë WBC.

Marketing

Tashmë ka vetëm një boksier të pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda dhe emri i tij është Tyson Fury. Boksieri britanik ka arritur të shpallet kampion i botës në divizionin WBC.

Këtë titull ia rrëmbeu atij që njihet si “Bomberi i Bronztë” dhe ishte i pamposhtur deri më tani, Wilder, të cilin e nënshtroi në përballjen e tyre të dytë që u zhvillua në MGM Grand Garden Arena të Las Vegasit në mëngjesin e sotëm (e diel).

Megjithatë, kjo ndeshje shërbeu që dy boksierët të fitojnë edhe shifra të majme parash, ndërsa për Furyn thuhet se këto fitime janë rekord në karrierë.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, të dy luftëtarët kanë pasur të siguruara nga 3.85 milion funte apo 4.60 milionë euro.
Por, pretendohet se Wilder dhe Fury kanë të garantuara më shumë se 19.27 milionë funte apo 23 milionë euro plus një përqindje e fitimeve të drejtave televizive.

Megjithatë, promotori i Furyt, Bob Arum ka thënë se pas shitjes së gjitha biletave dhe fitimeve prej mbi 17 milionë eurosh nga shitja e biletave, boksierët kanë të ngjarë të fitojnë më shumë.

Sipas Arum, fitimet e Furyt nga përballje me Wilderit ka të ngjarë të arrijnë vlerën e 40 milionë eurove