Çmimi i dizelit nga mesnata lirohet për dy denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 2,5 denarë për litër. Çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi pasdite Komisioni rregullator për energjetikë.
Sipas vendimit të ri, çmimi i shitjes me pakicë të dizelit do të jetë 85,5 denarë për litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 81.5 denarë për litër.
EUROSUPER BS-95 edhe më tej do të shitet me çmim prej 83,5 denarë për litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 me çmim prej 85,5 denarë për litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit lirohet për 1,217 den për kilogram dhe për këtë çmimi i ri do të jetë 56,130 denarë për kilogram.
Me vendimin më të ri të KRRE-së bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,48 për qind.