Messenger me disa veçori të reja, kujdes kur bëni ‘screenshot’

Facebook Messenger ka shtuar disa veçori të reja të cilat së shpejti do të jenë në funksion.

Marketing

Një nga to është edhe mundësia që ju ta kuptoni kur dikush iu bën “screenshot” fotografitë e juaja.

Përdoruesit gjithashtu së shpejti do të jenë në gjendje të rregullojnë fotografitë apo videot në Messenger, para se ti dërgojnë në “chat”.

Mundësi tjetër do të jetë edhe opsioni i ruajtjes automatike të fotove apo videove në celular.

Këto ndryshime dhe veçori të reja do të jenë të disponueshme në javët në vijim atëherë kur do të përditësohet versioni i ri i aplikacionit.

Marketing