Messi, 106 gola në Champions

Dueli në distancë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, sa u përket rekordeve në Champions League, vazhdon.

Marketing

Sulmuesi portugez i Juventusit, në sfidën e së martës festoi fitoren e tij të 100-të në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, duke u bërë i pari futbollist që e arrin një shifër të tillë.

Por, mbrëmjen e së mërkurës, sulmuesi i Barcelonës iu përgjigj rivalit të tij të përjetshëm.

Argjentinasi, në ndeshjen me PSV Eindhoven shënoi golin e tij të 106 në Champions, e të gjithë këto gola janë vetëm me fanellën e Barcelonës.

Një statistikë kjo që nuk është regjistruar nga askush tjetër në kontinentin europian, e që Barça vendosi ta festojë në mënyrë të veçantë me…legjendën e muzikës e të grupit “Queen”, Freddy Mercury.