Messi dhe Ronaldo përballen pas 9 vitesh në Ligën e Kampionëve

Dueli i nesërm ndërmjet Barcelonës dhe Juventusit, rikthen duelin e vjetër ndërmjet Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

Marketing

Kur përmenden këta dy emra, ngjall një debat të shumë folur në dekadën e fundit, kush është më i miri?

Faktikisht, kjo pyetje nuk është e rëndësishme sepse ne duhet ta shijojmë kohën që ata ende luajnë.

Lajmi.net ju sjell disa nga faktet dhe statistikat e dy futbollistëve që e bëjnë këtë përballje një në një milion.

Fitoret përballë njëri tjetrit: Futbollistët kanë luajtur 35 ndeshje në mes vete.

Cristiano Ronaldo është 35 vjeçar, ndërsa Lionel Messi 33.

Messi ka 22 gola dhe 12 asiste në përballjet me Ronaldon.

Ronaldo ka 19 gola dhe 1 asist në përballjet me Messin.

Ndeshjet e zhvilluara: Ronaldo – 1013, Messi 867,

Golat në karrierë: Ronaldo – 735, Messi 703.

Ronaldo ka një mesatare prej 0.73 golash për ndeshje, ndërsa Messi ka një mesatare prej 0.81 golash.

Ronaldo ka më shumë gola në karrierë, ndërsa Messi është pak më mirë në aspektin e asisteve, ai ka 101 asiste më shumë se portugezi.

Dyshja kanë fituar 64 trofe total, 30 Ronaldo, 34 Messi.

Marketing