Messi do të paguaj të gjitha shpenzimet për lirimin e Ronaldinhos

Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka punësuar katër avokat për ta nxjerrë nga burgu idolin dhe ish bashkëlojtarin e tij Ronaldinho, i cili po mbahet në Paraguaj.

Marketing

Sipas mediave spanjolle Messi do të paguaj të gjitha shpenzimet e Ronaldinhos dhe gjithashtu do të paguaj 4 milionë për avokatët që ta nxjerrin brazilianin nga burgu, për padinë e pasaportës false kundër tij.

Raportohet se dy herë futbollisti i vitit dhe vëllai i tij ishin arrestuar në Paraguaj, për shkak të përdorimit të pasaportave false.

Prokurori tha se isht lojtari i Brazilit iu dha autoriteteve dokumente fallse kur ata zbarkuan në Asuncion të mërkurën.
Reuters raporton se avokati i dyshes, Sergio Querioz tha se i ka kërkuar gjykatës që t’i liroj ata nga burgu dhe t’i dërgoj në arrest shtëpiak.