Messi harron lëndimin, pritet të luajë me Argjentinën kundër Uruguait

Ylli i PSG-së, Lionel Messi është stërvitur me Argjentinën dhe pritet të luajë kundër Uruguait, pavarësisht që është në proces për t’u shëruar nga lëndimi në gju.

Marketing

Sulmuesi mungoi në dy ndeshjet e fundit me klubin parisien, shkaku i lëndimit që mori ndaj Lilles, transmeton lajmi.net.

Por, sipas TYC Sports, stafi mjekësorë i Argjentinës i kanë dhënë dritën e gjelbër Messit që të luajë kundër Brazilit me 17 nëntor, derisa mund të jetë titullar ose në stol të shtunën kundër Uruguait gjithashtu.

PSG mbetet e zemëruar me Argjentinën që e ftoi Messin shkaku i lëndimit, bashkë me Leandro Paredes, që gjithashtu ishte i lënduar, ku drejtori sportiv Leonardo e konfirmoi këtë para disa ditëve.