Messi i thotë “JO” Barcelonës

Lionel Messi nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint-Germain e të kthehet te Barcelona.

Marketing

Presidenti i ekipit katalunas, Joan Laporta, si duket është penduar që e ka lënë Messin të shkojë dhe ka shprehur dëshirën që ai të kthehet në Camp Nou.

Joan Laporta kishte thënë se nuk e përjashton mundësinë e rikthimit të Lionel Messit dhe Andres Iniestas në ekip, me kthimin e Dani Alves në formacion dhe Xavit si trajner, raporton Indeksonline.

Mirëpo, sipas burimeve të gazetës sportive AS, ylli argjentinas e ka refuzuar këtë ofertë.

Sipas AS, Messi ka vendosur të shijojë suksesin e tij në PSG, ekip ky me të cilin ka kontratë deri në vitin 2023, me opsionin e një viti shtesë.

Ai është i fokusuar që ekipit parisien t’ia çojë në shtëpi kupën e Ligës së Kampionëve, para se të përgaditet për Botërorin “Katar 2022”.