Lionel Messi mori kritika të shumta pasi Argjentina humbi ndaj Kolumbisë në ndeshjen e Kupës së Amerikës dhe kapiteni kaloi mbi 40 minuta duke folur me mediat.
Rezultati ishte vetëm një humbje tjetër dhe një tjetër zhgënjim i vogël për ‘Albiçelestet’, por Messi u përball me mediat dhe iu bën shumë pyetje, duke folur me qartësi dhe ndershmëri për zemërimin e tij me situatën që ndodhet, duke shmangur të qenit humbës.
“Ne duhet të fitojmë kundër Paraguajit”, tha Messi. “Kjo na lejon të vendosim kualifikimin tonë kundër Katarit”, potencoi ai.
Messi ka fituar gjithçka me Barcelonën, por kur është fjala për Argjentinën, ai nuk ka gëzuar të njëjtat suksese.
Por Argjentina nën drejtimin e Lionel Scaloni është ende një skuadër e re me shumë lojtarë të papërvojë dhe një trajner i cili ende po merr eksperiencë. Si kapiten, Messi ka treguar qëndrueshmëri dhe shpresë.
Kombëtarja e yllit të Barcelonës ende është në lojë, andaj 31-vjeçari shpreson që t’i marrë gjërat vet në duar dhe të udhëheqë shtetin e tij drejt triumfit që i mungon më shumë se një dekadë.