Messi për revoltën në : ‘Djali im më pyeti pse duan të më vrasin’

Ylli i Barcelonës e ka pranuar se nuk e ka të lehtë të përballet me kritikat e mëdha për paraqitjet në futbollin e kombëtareve.
Kapiteni i Barcelonës ka thënë se djali i tij Thiago e ka pyetur pse tifozët duan ta vrasin atë në Argjentinë.

Marketing

“Është e vështirë, djali im gjithmonë shikon në ‘YouTube’ dhe pa një video pas së cilës filloi të pyste pse duan të më vrasin në Argjentinë” ka thënë Messi.

“Por, unë dua të vazhdoj. Akoma dua të fitoj diçka me kombëtaren. Do të luaj të gjitha ndeshjet e rëndësishme” ka thënë tutje 10-shi i Barcës.

“Prekëm finalen e Kupës së Botës në vitin 2014 dhe kjo nuk është aspak gjë e lehtë” ka thënë ndër të tjerash Messi.

Messi ka bërë të ditur se pas humbjes në finale gjërat janë kthyer mbrapsht për kombëtaren, duke fajësuar paksa edhe shtypin.