Messi rikthehet nesër në stërvitje, pritet të jetë startues ndaj Mallorca

Lionel Messi nuk është i dëmtuar.

Marketing

Ditëve të fundit është raportuar për një lëndim të Lionel Messi, por situata nuk duket të jetë serioze për lojtarin.

‘Sport’ raporton se gjashtë herë lojtari më i mirë në botë pritet të kthehet në stërvitje nga dita e nesërme.

Kështu, mundësia për një dëmtim serioz është përjashtuar dhe thuhet se ai do të jetë në formacionin startues për ndeshjen kundër Real Mallorca.

Messi përballej me disa telashe edhe në fillimin e këtij sezoni, por për fat të mirë ato nuk janë përsëritur.