Nëse e keni humbur ndeshjen Tottenham 2:4 Barcelona, mund t’ju themi se Lionel Messi kishte natën më të mirë të këtij sezoni.
Messi kishte dorë në dy golat e parë të Barcelonës, para se në pjesën e dytë të realizonte dy herë për të ‘vulosur’ fitoren e skuadrës së tij.
“Ndihem me fat që isha në stadium për të parë atë që bëri Messi”, ka deklaruar pas ndeshjes Rio Ferdinand.
Paraqitja e tij është vlerësuar edhe nga bashkëlojtarët e tij te Barcelona.
Media spanjolle ‘AS’ shkruan se në zhveshtoren e Barcelonës disa herë nga lojtarët e kësaj skuadre është thirrur në atë se “kush tash është më i miri”, duke iu referuar refuzimit të FIFA-s që Messi të ishte në top tre për lojtarin e vitit.
Argjentinasi nuk ishte pjesë e listës finale të FIFA-s për ‘The Best’, duke u renditur vetëm i pesti pas Modric, Ronaldo, Salah e Mbappe.