Messi shumë pranë rinovimit të kontratës me …

Tetë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, raportohet se është shumë afër rinovimit të kontratës sipas së cilës ai do të mbetej pjesë e Inter Miamit përtej vitit 2025.

Lionel Messi pritet të luajë në MLS për të paktën edhe një vit më shumë, me The Athletic që ka raportuar të premten se argjetninasi pritet të nënshkruajë një kontratë deri në fund të vitit 2026.

Marrëveshja e tij origjinale e nënshkruar në korrik të 2023, pritet të skadojë në fund të sezonit aktual.

Messi do të jetë 39-vjeçar në fund të sezonit në 2026 dhe ai momentalisht po luan sezonin e tij të tretë në MLS, dhe ka tri gola dhe dy asistime në katër ndeshje në kampionat.

Kjo lëvizje do t’i hapte rrugën argjentinasit që të luajë në Kupën e Botës 2026, ndërsa ka pikëpyetje nëse ai do të rikthehej në kombëtare për të marrë pjesë për herë të gjashtë në një kompeticion madhor.

Megjithatë, kjo marrëveshje e re me Inter Miamin siguron se karriera e tij do të vazhdojë edhe për 18 muajtë tjerë, duke siguruar se ai do të jetë të paktën në fushë për këtë kompeticion, i cili do të mbahet kryesisht në SHBA.

“Pres që brenda 60-90 ditëve ne do të përcaktojmë këtë situatë. Shpresa ime gjithmonë ka qenë dhe gjithçka që kemi bërë është të shohim Messin në stadiumin tonë të ri në 2026”, ka thënë bashkëpronari i Inter Miamit, Jorge Mas.

Messi nuk e ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë të re, por duket se njoftimi për këtë është i pashmangshëm.

Marketing