Argjentina dhe Uruguai janë ndarë baras 2:2.
Ndeshja miqësore ndërmjet Argjentinës dhe Uruguai ka përfunduar pa fitues, me rezultatin final 2:2, shkruan lajmi.net.
Të parët që kaluan në epërsi gjatë këtij takimi, ishin kombëtarja uruguaiane, me anë të Edinson Cavani, kur luhej minuta e 34’.
Aguero shënoi golin e barazimit, kur luhej minuta e 63’, por ky barazim nuk zgjati shumë.
Ylli i Barcelonës, Luis Suarez, kaloi Uruguain në epërsi për herë të dytë, duke shënuar në minutën 69’.
Lionel Messi vulosi fatin e takimit, me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 90’.
Është hera e dytë brenda pak ditëve që Messi shënon golin vendimtarë për Argjentinën.