Lionel Messi vazhdon ta dëshmojë veten si më i miri i botës.
Ylli argjentinas udhëhoqi klubin e tij të ri, Inter Miamin drejt trofeut të parë në histori të klubit.
Inter Miami triumfoi në finalen e Kupës së Ligës ndaj Nashville pas ekzekutimit të penalltive.
Me këtë trofe, shtatë herë fituesi i Topit të Artë u bë futbollisti me më së shumti trofe në botë, 44 gjithsej.
Messi realizoi një super gol për të kaluar ekipin e tij në epërsi, por rezultati u barazua nga Picault.
Ndeshja më pas shkoi në penallti, ku u ekzekutuan gjithsej 22 sosh.
Inter Miami fituan me rezultatin 10-9, ndërsa Messi fitoi dy çmime tjera, lojtari më i mirë dhe golashënuesi më i mirë.
Në shtatë ndeshjet e Kupës së Ligës, Messi realizoi 10 gola dhe një asist, duke qenë më meritori për këtë sukses të Inter Miamit.