Messi thyen tjetër rekord

Messi vijon të thyejë rekorde jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Çmimet e biletave në Amerikë janë rritur në mënyrë stratosferike. Nëse një tifoz do të ndjekë nga afër yllin argjentinas duhet të paguajë mesatarisht 700 dollarë.

Marketing

Magjia dhe spektakli i Leo Messit vijon të mahnisë tifozët përtej Atlantikut. Këtë herë pleshti është bërë protagonist dhe një nga faktorët kryesor për rritjen e çmimit të biletave. Ndërsa Messi po përgatitet për ndeshjen e ardhshme kundër Los Angeles, çmimet e biletave për këtë ndeshje janë rritur, duke e bërë atë takimin më të shtrenjtë të Major League Soccer deri më tani.

Sipas TickPick, një treg në internet i specializuar në shitjen e biletave, çmimet mesatare të biletave për këtë takim janë rritur në rreth 690 dollarë. Kjo shifër e jashtëzakonshme përfaqëson një rritje marramendëse,10 herë më shumë krahasuar me çmimin mesatar të biletës në një ndeshjeje Amerikë. Para se Messi të transferohej tek skuadra e Inter Miami bileta më e shtrenjtë në tribuna kushtonte 110 dollarë ndërsa tani me efektin Messi, çdo gjë ka marrë një tjetër kuptim.

Teksa ndeshja po afrohet, tifozët po shpresojnë të bëjnë për vetë një vend në stadium që të shohin nga afër idhullin e tyre.