Messi tregon për herë të parë se si lindi rivaliteti me Ronaldon

Shtëpia më e madhe e futbollit, i ka dhuruar për herë të parë çmimin ‘The Best’ argjentinasit Lionel Messi.

Marketing

Pas Cristiano Ronaldos që këtë çmim e ka fituar dy herë, dhe Luka Modric një herë, Lionel Messi bëhet vetëm futbollisti i tretë me këtë të arritur.

Gjatë një interviste për faqen zyrtare të FIFA-s, Lionel Messi ka folur për Cristiano Ronaldon, dhe për reagimin e tifozëve kur këta të dy u takuan në ceremoninë e fundit të UEFA-s, ku edhe u tërhoq shorti për Ligën e Kampionëve.

“Për shkak të rivalitetit që është zhvilluar mes nesh gjatë viteve të fundit, sepse njëri kemi luajtur për Barcelonën dhe tjetri për Real Madridin, dhe sepse kemi fituar çmime individuale”, është përgjigjur Messi, në pyetjen pse tifozët janë të befasuar sa herë që ai takohet me Ronaldon, në gala mbrëmjet e futbollit, përcjell lajmi.net.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë thotë se rivaliteti nuk kalon përtej futbollit, por ambiciet e të dyve në fushën e gjelbër, kanë bërë që të krijohet ai.

“Njerëzit ndoshta mendojnë se rivaliteti shkon përtej futbollit, por nuk ndodh. Ne të dy duam atë që është më e mira për klubet tona dhe asnjëherë nuk dëshiron të humbasë.

“Është diçka që ne nuk e pranojmë”.

“Kjo është arsyeja pse ekziston ajo konkurrencë mes nesh. Gjëja më e rëndësishme është që ajo të qëndrojë atje, jashtë në fushë”.

Marketing