Messi zgjedhet më i miri i historisë nga tifozët, lë prapa Ronaldon

Lionel Messi e Cristiano Ronaldo janë dy nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit.

Marketing

Rivaliteti i tyre mbi 15 vjet ishte i një tjetri nivel, duke arritur shifra marramendëse çdo sezon, e duke shtyrë njëri-tjetrin edhe për më shumë.

Shumë thonë që debatin, se kush është më i mirë e ka fituar Lionel Messi, pasi në sirtarin e tij ka 8 “Topa të Artë” dhe një Kupë të Botës me Argjentinën.

Këtë mendim e kanë konfirmuar edhe futbolldashësit e një nga faqeve më të mëdha në “Instagram”.

Është faqja e “Pubity”, me 39 milionë ndjekës në këtë rrjet social, ka bërë një sondazh për të zgjedhur më të mirin e historisë.

Në këtë “turne’ mes humë lojtarëve, në finale shkuan Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Fitoren e ‘rrëmbeu’ Lionel Messi me 54% të votave, kundrejt 46% të Ronaldos.

Lionel Messi po shijon vitet e fundit të karrierës së tij në Inter Miami, derisa Ronaldo futbollin e tij po e zhvillon në Arabinë Saudite te Al-Nassr.

Marketing