Nëse Elon Musk u bë i famshëm në mbarë botën me makinat elektrike Tesla, një indian është bërë viral për krijimin e një makine me energji diellore. Bilal Ahmed kishte për qëllim që të ndërtonte një automjet ‘luksoz’ dhe të qëndrueshëm që nuk ishte vetëm për të pasurit. Ky projekt individual zgjati 11 vjet.
Rritja e çmimeve të karburantit bëri që shpikja e tij të vinte në një kohë shumë të mirë. Mësuesi i matematikës shpenzoi rreth 19,200 dollarë për të ndërtuar makinën, pas studimit të modeleve të ndryshme të viteve 1950 dhe bashkëpunimit me ekspertë të tjerë.
“Kur fillova projektin dhe edhe pasi e përfundova, askush nuk më dha asnjë ndihmë financiare; nëse do të kisha marrë mbështetjen e nevojshme, ndoshta do të isha Elon Musk i Indisë”, u tha ai gazetarëve. Gjithë makina është e mbuluar me panele diellore, nga kapaku deri te xhami i pasmë.
Ai zgjodhi panelet diellore monokristaline pasi ato prodhojnë më shumëkilovat – orë energji elektrike se lloji tjetër kryesor i marrësit diellor, panelet polikristaline. Panelet mund të ndryshojnë drejtimin me telekomandë në varësi të pozicionit të diellit.
Karakteristika e dytë është se makina ka dyer që hapen lart, një ngjashmëri me dyert e Tesla Model X. Makina ka një sistem frenimi që rimbush bateritë gjatë frenimit. Prototipi përdor një bateri me acid plumbi, por me mjetet e duhura, mund të përmirësohet në një bateri litium.