Mësuesja i nxjerr mesataren me notë “1” gabimisht, i riu mbetet pa universitet

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan është drejtuar nëna e një djali maturant që kur aplikoi për shkollë të lartë, një vit pasi kishte përfunduar Maturën, rezultoi pa mesatare. Kur problemi u bë prezent, të dhënat hidhen sërish, por mesatarja doli 1. Si përfundim, djali humbi të drejtën për shkollë të lartë.
Denoncuesja: Jam nëna e një maturanti të vitit 2021-2022. Ai vjet nuk e vazhdoi shkollën për arsye familjare. Sivjet, aplikoi në datën 4 Tetor, bëri dhe pagesën e postës dhe të gjitha në rregull. Nuk mundi dot të futej tek U-albania për përzgjedhjen e lëndëve. Në shtëpi nuk i hapej nga kompjuteri. Shkova tek shkolla. Nga kompjuteri i zyshës, Eda Zari që merret me këtë përgjegjësi, doli që ishte pa mesatare fare. Kjo e penalizonte që të aplikonte në shkollë. Zysha më drejtori tek zyrat e ZVAT-it në Tiranë, shkoj atje, zonja e konfirmoi që aplikimi ishte shumë në rregull. Urdhëroi drejtoreshën dhe zyshën përgjegjëse ta zgjidhin këtë punë. Me besim më thanë që do ta zgjidhin dhe unë i besova. Më thanë që tani ka të drejtë çuni që ta aplikojë dhe të shkojë në shkollë. Shkoj tek universiteti i Gjuhëve të Huaja, atje më del që mesatarja e çunit ishte nota 1-sh. Erdha prapë tek shkolla, më thanë që do ta rregullojmë e do të bëjmë të pamundurën, nuk do ta lëmë djalin pa shkollë, por asgjë. Djali është i penalizuar tani dhe ato për këtë punë, e heqin fajin nga vetja e tyre dhe thonë “jo po QSHA-ja, jo po ZVAT-it”, ndërkohë që kam bërë kërkesat dhe kam folur dhe asnjë nuk më jep zgjidhje. https://youtu.be/w1wjR1QKOTs

Marketing
Marketing