Meta: Arratisja e Gruevskit nga Maqedonia, pranim i fajit

Presidenti Ilir Meta foli në “Open” edhe për lajmin se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski u arratis nga vendi i tij për t’i shpëtuar arrestimit, duke kaluar nga Shqipëria.
Meta u shpreh se kjo është një çështje që i përket autoriteteve përgjegjëse në vendin tonë, ndërsa shtoi se në një mënyrë largimi i Gruevskit nga Maqedonia është pranim i fajit nga ai.

Marketing

“Janë çështje që autoritetet përgjegjëse duhet të merren. Por unë them se largimi i tij nga vendi është një tregues dobësie, pasi pa ndërhyrë në çështjen në fjalë. Shmangia nga drejtësia është e papranueshme dhe në një mënyrë është një pranim i fajësisë”, tha Meta.Top Channel

Marketing