Presidenti shqiptar, Ilir Meta e përshëndeti ratifikimin në Parlamentin shqiptar të protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Meta në Facebook, shkroi se krenohet me rolin kyç që e kanë shqiptarët në këto vendime të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut dhe tërë rajonin.
“E përshëndes votimin unanim nga ana e parlamentit për Protokollin për inkuadrim të Republikës së Maqedonisë së veriut drejt NATO-s! Prania e kryetarit Xhaferi është nder gjatë votimit solemn. Vizioni dhe përcaktimi politik për hapje të rrugës evropiane dje euroatlantike të vendit meritojnë falënderim më të madh dhe mirëseardhje më të ngrohtë në familjen trans-atlantike!
Jam krenar për rolin kyç që e kanë shqiptarët në këto vendime të rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe tërë rajonit! Më të sigurt dhe më të fuqishëm së bashku në NATO!”, shkroi Meta, duke postuar fotografi në të cilën është së bashku me kryeministrin Zoran Zaev.
Shqipëria, pas Greqisë dhe Sllovenisë, është vendi i tretë anëtar i Aleancës veriatlantike që e nënshkroi Protokollin. Së shpejti pritet këtë ta bëjë edhe Bullgaria, pasi që Qeveria i propozoi Kuvendit popullor ta ratifikojë Protokollin.