Meta lajmërohet nga burgu një javë pas arrestimit

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është lajmëruar nga burgu shtatë ditë pas arrestimit të tij.

Ai ka bërë një postim të gjatë në llogarinë e tij në Facebook.

Meta e quan “rrëmbim të paligjshëm dhe kriminal” momentin e kapjes së tij, dhe thotë se ky “rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi pikërisht tani në prag të fushatës zgjedhore të vitit 2025”.

Postimi i plotë:

Më duhet të sqaroj se kjo ka ardhur për shkak të garancive (të pavërteta) nga ish-bashkëshortja ime se çdo gjë ishte paguar, e deklaruar sipas ligjit.

Sot u mbush një javë nga rrëmbimi im i paligjshëm dhe kriminal nga tontonmakutët e regjimit të DumDumanit, që ka ndërtuar Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare në vendin tonë.

Është e qartë si drita e diellit, që ky rrëmbim i planifikuar prej kohësh ndodhi tani pikërisht në prag të fushatës zgjedhore të 2025-ës, për t’i garantuar Narkoregjimit përmes Narkodrejtësisë edhe 4 vite të tjera sundim në kurriz të shqiptarëve dhe në dëm të interesave kombëtare.

Përse duhet të rrëmbehet në mes të autostradës, përmes një inskenimi që zgjati minuta të tëra, Presidenti i Partisë së Lirisë, partia e tretë parlamentare në vend prej 20 vjetësh dhe ish-Presidenti i Republikës, i cili gëzon mbrojtje të veçantë nga Garda e Republikës?

Sepse i është shmangur thirrjeve të SPAK-ut apo drejtësisë ndonjëherë?

Apo se ka kryer ndonjë krim në flagrancë?

A nuk e rrëmbyen edhe Aldo Moron, brigadat e kuqe me uniformë policie do t’i pyesja të gjithë ata pseudoanalistë, që janë të shqetësuar nga kundërshtimi im ndaj këtij akti kriminal dhe mafioz, pa asnjë dokument juridik, pa etikë dhe duke përdorur një forcë kafshërore, që vjen nga instiktet shtazore të atij që i urdhëron.

Marketing