Meta: Më zgjodhi parlamenti legjitim, jo ky i sotmi, kush prek dekretin i çmendur

Ndonëse u përball me votat e 100 deputetëve të kuvendit që votuan pro rezolutës kundër dekretit për shtyrjen e zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta kujtoi se ai ishte zgjedhur nga një parlament legjitim.

Marketing

ILIR META PRESIDENT I REPUBLIKES

Presidenti është zgjedhur nga Parlamenti. Natyrisht jo nga ky, por nga një Parlament krejtësisht legjitim. Presidenti i përket Republikës. Republika u përket qytetarëve.

Shtyrja e 30 qershorit sipas Metës krijon një mundësi për dialog mes palëve.

I pres sa më parë që të jetë e mundur. Po punoj me shumë qetësi dhe me shumë përgjegjësi. Dekreti është në fuqi dhe është i detyrueshëm për të gjithë. Presidenti mban shënim me shumë vëmendje çdo institucion që shkel ligjin.

Por dekreti paralajmëroi Meta, është në fuqi dhe i zbatueshëm për të gjithë. Ndaj cdo tentative për ta atakuar atë, ai e konsideron një cmenduri.

Dekreti është në fuqi. Dekreti është i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë. Kush dëshiron të ecë në rrugën e paligjshmërisë, le të vazhdojë! Është e drejta e tij. Presidenti ka të drejtë që të bëjë thirrje çdo ditë për reflektim. Dekreti mund të gjykohet edhe nga Gjykata e Skraparit, që nuk ekziston. Presidenti nuk ndalon askënd të çmendet. Përkundrazi, i fton të gjithë që të izolojmë çdo të çmendur, i cili në këtë Ditë të Dhurimit të Gjakut bën thirrje për gjëra të ndryshme.
 

Për presidentin ka vetëm një rrugë që mund të ndiqet nga partitë politike.

Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme, sepse vetëm ato sigurojnë çeljen e shpejtë të negociatave për në Bashkimin Europian, që është objektiv kombëtar i të gjithë shqiptarëve.

Vendosmëria e shumicës për të shkuar drejt votimeve të 30 qershorit, – tha presidenti – do të ketë pasoja.

 

Ata që ecin në rrugën e paligjshmërisë duhet të jenë të sigurtë që do të kenë të gjitha pasojat që do të provokojnë paqen sociale dhe stabilitetin demokratik në vend.

Komentet e kreut të shtetit u bënë gjatë ditës së dhurimit të gjakut.