Meta në OKB: Theksi të vihet te të drejtat e njeriut

Presidenti shqiptar Ilir Meta ishte i pranishëm në Samitin e Paqes “Nelson Mandela” në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Duke përfaqësuar Shqipërinë, Meta mbajti fjalimin e tij duke e vënë theksin tek respektimi i të drejtave të njeriut, si faktor i rëndësishëm për ruajtjen e paqes në botë.

Marketing

Ai u shpreh atje se Shqipëria e ka mbështetur gjithnjë axhendën e ndaljes së konflikteve.

“Dua të theksoj se të drejtat e njeriut janë shumë të rëndësishme për ruajtjen e paqes. Na duhet paqja mes vendeve në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Shqipëria e ka mbështetur këtë axhendë në mënyrë që të ndalohen konfliktet e të vendoset paqja. Dialogu politik na ndihmon të vendosim paqen e të respektojmë të drejtat e njeriut. Nëse shkelen këto atëherë çdo gjë ka ndryshuar. Kjo është një nga shprehjet e Nelson Mandelas,” tha Meta.

Marketing