Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Gjatë ditës së nesërme ITSHKSH do tëorganizojë ligjaratë me temë “Shqiptarët në mijëvjeçarin e ri – sfidat dhe perspektivat” e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.
Ngjarja do të mbahet në sallën “Uilson” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup., me fillim në ora 11:00
Paraprakisht, prej ora 9:00, Presidenti Meta bashkë me delegacionin e Departamentit të Trashëgimisë së Gonxhe Bojaxhiut – Nënë Tereza pranë ITShKSh-së, do të vendosin lule pranë pllakës përkujtimore ku gjendej shtëpia e Gonxhe Bojaxhiut në sheshin e Shkupit.