Meta paditë funksionarët e Kuvendit: Jam Ilir Meta o super budallenj!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal për funksionarët e Kuvendit. Kreu i shtetit akuzon se përgjegjësit e çështjes për shkarkimin e tij kanë falsifikuar dokumentet. Sipas presidentit kjo nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për të për të finalizuar një grusht shtetit kundër kreut të shtetit. Meta me ton të ngritur përcolli dhe një mesazh për ata që i quajti rilindas “mavi” e blu” por dhe ndërkombëtarët. Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për shkarkimin ose jo të presidentit Ilir Meta. Në seancën e fundit u dëgjuan përgjigjet e 72 pyetjeve nga Presidenca si dhe konkluzionet e dy palëve. Pritet që brenda 30 ditëve “Kushtetuesja” të zbardhë vendimin.

Marketing

“Ta harrojnë njëherë e përgjithmonë të gjithë ata që kanë menduar që në mënyrë mafioze, mafioze të gjithë ata rilindës vendas e ndërkombëtarë, mavi e blu, se do të varrosin defakto pluralizimin politik në Shqipëri e do të dhunojnë popullin e Shqipërisë do të dëshpërohen pa fund e do të marrin përgjigjen e merituar dhe për këtë ju jap fjalën. Jam Ilir Meta o super budallenj” tha Meta duke u sqaruar gazetarëve se kjo ishte “për ata” ndërsa gazetarët ishin “yje” vetëm duhej të informonin drejt”, deklaroi Ilir Meta, President i Shqipërisë.