Meta: Shqipëria me kujdes ndjek gjithçka rreth dialogut Kosovë-Serbi, premton ndihmë

Shqipëria me kujdes ndjek gjithçka që është në lidhje me dialogun Beograd-Prishtinë, tha sot presidenti Ilir Meta.
Ai shtoi se Tirana zyrtare është e gatshme t’i ndihmojë Kosovës, siç paralajmëroi, në të gjitha fazat e procesit.

Marketing

Meta e potencoi këtë pas bisedimeve me Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe theksoi se Kosova duhet të ketë konsensus të gjerë politik për atë çështje dhe i bëri thirrje opozitës kosovare të ndërmerr përgjegjësi dhe të marrë pjesë në zhvillimin e platformës dhe krijimin e një ekipi për dialog.

Meta paraprakisht foli për procesin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës me kryetarin e lëvizjes opozitare Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe të dielën me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.

Veseli sot pas bisedimeve me Metën, ju bëri thirrje deputetëve të pushtetit dhe opozitës në Prishtinë të bashkohen në lidhje me dialogun me Beogradin, për të cilin konsideron se është në fazë përfundimtare.

Sipas tij, “Kosova do të insistojë për njohjen reciproke të pavarësisë dhe hapjen e rrugës për anëtarësim e Kosovës në KB, BE, NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare”.
Ai përsëriti se për atë nevojitet konsensus i gjerë i subjekteve politike parlamentare.