Meta: Uroj që Kosova të përfitojë liberalizimin e vizave

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vizitoi ditën e sotme Bjeshkët e Rugovës, ndërsa ishte edhe në Pejë, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Marketing

Së bashku me kampionin e peshëngritjes, Erkand Qerimaj, Meta e nisi ditën në Bjeshkët e Rugovës duke përshkuar me ecje për rreth dy orë.

Me rastin e kësaj vizite, Bashkësia Territoriale Rugovë dhe Këshilli Organizativ “Rugova 2018” i dha presidentit Meta me anë të kryetarit të saj, zotit Vesel Nikçi, titullin “Mirënjohje” me motivacionin “Për kujdesin dhe angazhimin e vazhdueshëm në afirmimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të etnorajonit Rugovë”.

Presidenti Meta me këtë rast uroi që Kosova shumë shpejt të përfitojë liberalizimin e vizave dhe të vazhdojë rrugëtimin drejt përparimit, në interes të të gjithë qytetarëve të saj.
“Ne e dimë shumë mirë që as Austria, dhe as Zvicra nuk i kanë alpet më të bukura se ne. Por ne duhet të punojmë më shumë që të rinjtë tanë të punojnë këtu dhe këtë bukuri, që natyra u ka dhënë këtyre trojeve, me punën e edukimin e tyre, ta kthejnë në mirëqenie për të gjithë! Urime dhe suksese!”, ka thënë ai.

Marketing