Meta, Vuçiç e Thaçi sot në Shkup për inagurimin e Pendarovskit

Sot në Parlament presidenti i ri Stevo Pendarovski do ta bëjë betimin, në prani të një numri të madh zyrtarësh nga rajoni dhe vendi. Pas betimit, Stevo Pendarovski ai do të shkojë në Vilën “Vodno” ku do ta presë Gjorge Ivanovi, për t’ia kaluar postin e presidentit, pas çka do ta fillojë mandatin pesëvjeçar. Ende nuk janë dhënë ende detaje se në çfarë ore dhe si do të zhvillohet procedura e kalimit të postit.

Marketing

Në Parlament, Pendarovski do të japë deklaratë solemne para të deputetëve, pjesëtarëve të Qeverisë, liderëve fetarë, njerëzve të parë të armatës, korit diplomatik dhe mysafirëve nga jashtë.

Gjatë ceremonisë së betimit është paralajmëruar të jenë prezent presidentët e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Shqipërisë, Ilir Meta, Bullgarisë Rumen Radev, dhe Kosovës, Hashim Thaçi.Të pranishëm do të jenë edhe zëvendëskryeministri i Turqisë dhe delegacioni nga Sllovenia, i cili ka gjasa të kryesohet nga presidenti Borut Pahor.

Ftesa për prani në inaugurimin përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme u janë dërguar të gjithë shefave të shteteve anëtare të NATO-s dhe BE-së, përfshirë edhe përfaqësuesit e Komisionit evropian, si dhe nga vendet e rajonit.

Marketing