Rajoni i Shkupit, Tetovës dhe Kumanovës mbrëmë u përfshi nga stuhia dhe shiu i rrëmbyeshëm duke shkaktuar përsëri dëme të mëdha. Moti i tillë fillimisht goditi Tetovën, pastaj Shkupin dhe Kumanovën me rrethinat e tyre. Stuhia u shkaktua nga një masë ajror intensive e paqëndrueshme, e ndjekur nga shira të dendur dhe të rrëmbyeshëm me erëra të forta dhe breshër. Si pasojë ka pasur sipërfaqë të përmbytura, oborre, bodrume, shtëpi, objekte, pemë të rëna, shtylla dhe shtëpi të dëmtuara, llamarina të shkëputura, ulluqe, çati të dëmtuara dhe makina të dëmtuara.
Qendra e Menaxhimit të Krizave në Shkup ka informuar se pas stuhisë ka pasur disa raportime për dëme, edhe atë: 6 drunj të rënë dhe të anuar, si dhe degë të thyera, 4 përçues të prishur, shtylla të përkulura dhe probleme me kabllot elektrike dhe telefonike, 8 shtëpi të përmbytura, 12 bodrume dhe garazhe të përmbytura, 5 rrugë të përmbytura, 3 probleme në furnizimin me energji elektrike, 4 çati të dëmtuara, xhama të thyera dhe ulluqe të shkëputura nga shtëpitë dhe ndërtesat, si dhe 4 automjete të dëmtuara të pasagjerëve.
Qendra e Menazhimit të Krizave në Kumanovë ka njoftuar se pas stuhisë, QMK ka pranuar një numër të madh raportimesh për pemë të rëna dhe përmbytje të rrugëve në disa lagje, si dhe për zona të përmbytura, oborre, bodrume, dhe struktura tokësore dhe shtëpi.
Edhe Qendra për Menaxhimin e Krizave në Tetovë ka njoftuar se pas reshjeve të dendura kanë marrë të dhëna për bllokimin e rrugës lokale për fshatin Vejcë të Sharrit, si dhe për rrugën afër kazermës së Tetovës, e cila është e mbushur me ujë dhe aty ishte një veturë e bllokuar, kanalizimet ishin të bllokuara në pjesën e sipërme të qytetit dhe në Reçicë të Madhe, ndërsa sasi e madhe uji ka hyrë në shtëpi private në oborre dhe bodrume.
Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, njofton se deri ditën e premte do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët, i paqëndrueshëm me resheje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Gjatë fundjavës do të mbajë mot stabil dhe më i ngrohët, ndërsa nga e hëna në fund të ditës sërish priten reshje lokale të rrëmbyeshme dhe bubullima. Qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm para dhe gjatë motit jo stabil.
“Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën. Njëkohësisht, QMK bën me dije se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, thonë nga atje.
Gjithashtu në Qendrën e Menaxhimit të Krizave në 24 orët e fundit në numrin e emeregjenës 112, janë regjistruar 2.388 thirje.
Mot i ngjashëm kaploi vendin edhe më 23 qershor, ku po ashtu pati dëme të ngjashme në prona dhe zona të përmbytura.