Metodat natyrale për të larguar mushkonjat nga shtëpia

Metodat natyrale për të larguar mushkonjat gjatë muajve të verës janë mjaft të thjeshta dhe çdo përbërës që ju nevojitet me siguri ndodhet në shtëpinë tuaj.

Marketing

Përgjithësisht, mushkonjat nuk e pëlqejnë erën e disa bimëve. Ju mund t’i mbani mushkonjat larg duke përdorur bimë si livando, lulet e portokallit ose dhe lëkurat e tij. Gjithashtu, një kombinim vajor i këtyre bimëve mund të përdoret për të spërkatur zona të ndryshme të shtëpisë.

Një nga aromat që nuk u pëlqen mushkonjave aspak është karafili. Ju mund t’i mbani këto insekte larg duke lënë disa kokrra karafili në pjesë të ndryshme të shtëpisë suaj. Po ashtu, mushkonjat nuk e pëlqejnë erën e borzilokut të freskët dhe rozmarinës. Ndaj mbillni bimë të tilla në kopshtin ose ballkonin tuaj.

Një tjetër mënyrë, është të lini gjysmë limoni me disa karafila në të. Kombinimi i aromave të tyre do t’i largojë mushkonjat menjëherë.

Marketing