Metodat natyrale për uljen e temperaturës

Përveç medikamenteve të ndryshme që gjenden në treg, shpesh metodat natyrale janë zgjidhja më e mirë për të ulur temperaturën.

Marketing

Patate e qëruar
Qëroni pataten dhe prejeni në feta mesatare. Vendosni nga një fetë patate nën këmbë dhe vishini më pas çorapet. Pas vetëm 5 minutash do të ndjeheni më mirë.

Raki dhe ujë
Holloni një filxhan të vogël raki me pak ujë në një tas. Zhysni një copë në të, shtrydheni dhe vendoseni në këmbë që temperatura të ulet në pak kohë.

Ambientet e ftohta
Mbajeni fëmijën tuaj në ambiente sa më të ftohta në rast se ka temperaturë të lartë. Nëse ai dëshiron të dalë jashtë, mos e ndaloni.

Mos e vishni shumë trashë
Përpiquni ta vishni atë me sa më pak rroba të mundni. Kështu, fëmija do të humbasë ngrohjen e trupit më shpejt. Nëse ai dridhet, mbulojeni me batanije sa më të lehta.