Metodologjia për BE-në, Osmani takoi Timonien

Në prag të diskutimeve në Këshillin e BE-së rreth metodologjisë së re të zgjerimit të propozuar nga Franca, ambasadori francez, Kristijan Timonie dhe zv/kryeministri, Bujar Osmani shkëmbejnë përshtypjet e para. Sipas tyre, fakti se Parisi dëshiron të dëgjojë pos vlerësimeve të vendeve anëtare edhe atë të Shkupit, dëshmon inkluzivitetin e procesit dhe hedh poshtë të gjitha spekulimet se Franca nuk përkrah anëtarësimin e vendit në BE.

Marketing

Ne nuk shohim mundësi tjetër për ta integruar Ballkanin perëndimor përveç një mundësie të vërtetë, jo vetëm të japim një datë dhe të presim 20-30 vite. Ne duam diçka operacionale. Tani do ta diskutojmë edhe me vendet tjera anëtare. Ne do të duam që gjërat të jenë të rregulluara që në fillim të 2020-tës dhe të jemi të gatshëm para samitit sepse ky është limiti që u kemi dhënë përpjekjeve tona”-tha Kristijan Timonie, Ambasador i Francës.

Osmani vlerëson pozitivisht qasjen, që sipas metodologjisë së propozuar, shtetet kandidate do ta kenë tek fondet strukturore dhe mundësinë e pjesëmarrjes në trupat punues të BE-së. Reverzibiliteti dhe monitorimi strikt, thotë Osmani, do të ndihmojnë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit.

Dokumenti parasheh anëtarësim të plotë dhe asgjë më pak se anëtarësim të plotë si qellim përfundimtar i procesit të bisedimeve dhe kjo le jashtë debatit të gjitha bisedat për alternativa të mundshme të zgjerimit. Kjo metodologji, nëse miratohet, parasheh edhe mjete shtesë por parasheh edhe qasje në fondet strukturore”-pohoi Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Franca pret që metodologjia që përmban 7 faza të miratohet deri në vitin 2020 dhe si e tillë të vlejë për të gjitha shtetet kandidate, përfshirë edhe dy shtetet që tashmë kanë filluar negociatat anëtarësuare, siç janë Mali i Zi dhe Serbia.

Deklarata pas takimit me ambasadorin e Francës Christian Thimonie lidhur me metodologjine e re të bisedimeve:

Publiée par Bujar Osmani sur Lundi 18 novembre 2019