Metodologjia, Timonie: Franca pret reagimin e Shkupit

Në prag të diskutimit rreth metodologjisë së re të zgjerimit të Bashkimit Evropian nga Këshilli i BE-së, Parisi pret reagimet për propozimet e bëra. Ambasadori francez në Shkup, Timonie, thekson se shteti i tij pos reagimeve të shteteve anëtare të BE-së pret reflektim edhe nga Qeveria e Shkupit. Timonie gjithsesi thekson rëndësinë e kthimit të Shtetit të së Drejtës për integrimin e vendit në BE.

Marketing

“Realisht ato janë vlerësimet franceze të dorëzuara deri tek të gjitha shtetet-anëtare të BE-së dhe sipas udhëzimeve të Qeverisë sime i dorëzova deri tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut. Presim reagimet fillimisht të shteteve-anëtare, por gjithashtu do të jemi shumë të kujdesshëm dhe do t’i dëgjojmë vërejtjet e palës maqedonase”, tha Kristijan Timonie, Ambasador i Francës.