Zv/kryeministri Izet Mexhiti i pyetur se si e komenton fakton që vetëm Taravari do të jep dorëheqje ndërsa funksionarët e tjerë do të shkarkohen, tha se kjo tregon që pjesa dërmuese brenda ASH-së, që në themelim ka qenë antipod i BDI-së, nuk pajtohen me vendimin e kryetarit.
“Është evidente që çdo ditë ka largime paraqitje të mendimeve ndryshme nga funksionarët ndryshme kjo tregon se kryetari nuk është në vijë me anëtarësinë dhe me strukturat e partisë”, deklaroi Mexhiti.
Sa i përket diskutimeve për çështjet etnike në Qeveri, Mexhiti tha se ai ka dalë zot atyre si ministër i parë dhe në shumë raste edhe zv/kryeministri Fetai. Mexhiti tha se Taravari nuk është ankuar asnjëherë.
“Jo, nuk më ka thënë, ka stenograme në Qeveri mund të shihen”, tha Mexhiti.